Negociatat me rezultat sot pritet firma mes PD e PS
Partia Demokratike do te vendose sot nese raundi i trete i negociatave me PS-ne per zgjedhjet e 8 majit do te prodhoje ose jo sukses. Socialistet nuk terhiqen nga kushtet e tyre per garancine e zgjedhjeve nderkohe qe mazhoranca ka ndezur dje shpresen per firmosjen e marreveshjes mes gjashte partive parlamentare. Nga tryeza e sotme finale do te varet edhe kthimi i tre anetareve te opozites ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Burime zyrtare nga te dyja paleve deklarojne se eshte arritur nje progres dhe sipas gjasave sot do te firmoset marreveshja mes paleve. Dy forcat politike gjate kesaj jave jane vendosur perballe presionit te faktorit nderkombetar por asnjera nga palet deri ne kete pike nuk ka pranuar te terhiqet nga kushtet e saj. PD-ja e argumenton qendrimin e saj mbi revokimin e 18 akteve te KQZ-se si nje kompetence e nje institucioni te pavarur qe administron zgjedhjet ndersa PS-ja kerkon respektim te kater kushteve qe ajo i paraqiti te djathtes diten e merkure. Ne njeren ane PS-ja e ka bere levizjen e saj duke pranuar 16 propozimet e PD-se diten e marte ne mbledhjen e pare te tryezes ndersa tani levizja e radhes i lihet mazhorances. Takimi mes gjashte partive politike do te zhvillohet diten e sotme ne Kryesine e Kuvendit ne oren 11.00. Takimi pritet te zhvillohet mes PS-PD-se dhe kater forcave te vogla politike Levizja Socialiste per Integrim Partia Republikane Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela i kerkon Edi Rames te mos terhiqet nga kushti per transparencen e procesit elektoral dhe garancite juridike te votes. Nuk ka zgjedhje te lira dhe te drejta ne qofte se nuk ka garanci juridike. Kontrolli i kartes kontrolli i listave dhe kontrolli paszgjedhor i kutive te materialeve te votimit dhe te fleteve te votimit eshte domosdoshmeri e garantizmit. Ne qofte se nuk do ti jepet garantizem njerezve i lind e drejta te dalin ne rruge. Ju njoftoj dhe i kerkoj PS-se te jete e vemendshme dhe persistente qe ne rast se nuk do jepen keto tre pika garantizmi te cilat hedhin poshte demokracine dita e zgjedhjeve do te jete dita e madhe e revoltes dhe e protestes per rikthimin e demokracise reale ne Shqiperi - tha Ngjela.