E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton dhe Fule raportojnë sot për paktin Kosovë-Serbi

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të takohen sot në Luksemburg.

Temë e diskutimeve do të jetë edhe arritja e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, për të cilën do të japin detaje shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton dhe komisioneri për zgjerim Stefan Fule.

Pritet që ministrat e jashtëm të përshëndesin marrëveshjes Kosovë-Serbi, ndërsa Beogradit ti jepet drita jeshile për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, u arrit ditën e premte në Bruksel mes dy kryeministrave Thaçi dhe Daçiç dhe me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton. Kjo marrëveshje u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›