Ziadin Sela fiton zgjedhjet në Strugë
Kandidati shqiptar Ziadin Sela nga radhët e PDSH-së, ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale në Strugë, në raundin e tretë të votimeve.
Fitorja e tij u shpall mbrëmë nga shtabi zgjedhor i kandidatit Ziadin Sela, i cili ka siguruar një epërsi prej 6073 vota kundrejt kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDSH-së në Strugë, Albërim Hoxha informoi se Ziadin Sela ka fituar 20.728 të votave, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski 14.676 vota, pra një epërsi prej 6072 vota.
Në Strugë është zhvilluar një festë madhështore në sheshin e qytetit për fitoren e kandidatit shqiptar, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.