Koreja e Veriut transferon raketa te tjera

Koreja e veriut ndoshta është më pranë sulmit. Burime të shërbimeve sekrete koreanojugore bëjnë të ditur se Peniani ka transferuar në bregun lindor mjete të tjera të transportit dhe hedhjes. Nga fotografitë satelitare, duket se bëhet fjalë për raketa SKUD. Kërcënimi është bërë gjithnjë e më shumë i fortë që nga momenti që lideri koreanoverior Kim Jong-Un, reagoi ndaj ushtrimeve ushtarake të përbashkëta ndërmjet Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Peniani në këtë moment ka ndërprerë cdo komunikim me Korenë e Jugut dhe ka deklaruar se marrëveshja për paqe e vitit 1956 është shkelur duke vendosur kështu në gjendje alarmi bateritë raketore. Në Korenë e Jugut ekziston frika për një provë të re force në 25 prill, përvjetori i themelimit të ushtrisë së Koresë së veriut.