E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton do të japë dorëheqje

Shefja për Politike të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar se vitin që vjen do të japë dorëheqjen nga detyra. Ashton ka deklaruar se ndihet e lodhur nga udhëtimet e shumta, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi tjetër për një mandat të dytë.

“Mund të ketë të tjerë të cilët me siguri do të bëjnë gjëra të cilat unë nuk kam mundur t’i bëj”, deklaroi Ashton, e cila theksoi se lidhur me këtë çështje kishte biseduar disa herë me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton.

Një vendim i tillë pason atë të presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili paralajmëroi se do të tërhiqet nga politika në vitin 2014.

Ashton është personi, i cili po udhëheq bisedimet e rëndësishme mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç në Bruksel. Të shumtë janë ata të cilët shprehen se Ashton do të pasohet në këtë detyrë nga shefi i NATO-s, Anders Fogh Rassmusen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›