E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takohet me Biden

Kryeministri Hashim Thaçi do të takohen sonte pas orës 19 me Zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden në ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Romë. RTK ka mësuar se temë e diskutimit në këtë takim do të jenë bisedimet Kosovë - Serbi dhe mundësitë e arritjes së ndonjë marrëveshje nga këto bisedime.

Ky takim po zhvillohet në prag të takimit të radhës që do të ketë kryeministri Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiqi në Bruksel.

Ndërkohë edhe Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëspresidenti Biden po qëndrojnë në Romë, ku do të marrin pjesë në meshën inaguruse të Papës Françesku I./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›