E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton kerkon grusht te forte ndaj Gaddafi-t

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Baronesha Ashton, deklaroi përara Ministrave të Jashtëm të BE-së se duhet bërë shumë më tepër për të ndërprerë dhunën në Libi.

Në një fjalim pasionat në Strasburg, Ashton deklaroi sot se do t’i kërkojë NATO-s që të imponojë një bllokadë ajrore ndaj Libisë, ndërsa foli mbi mundësinë e “kufijve të hapur” për emigrantët libianë.

Megjithatë, e vënë në presion nga Ministrat e Jashtëm për të njohur rebelët si një qeveri e ligjshme, Ashton theksoi se kjo nuk është pjesë e kompetencave të saj.

Liderat e 27 vendeve të Bashkimit Europian do të takohen në një samit të jashtëzakonshëm ditën e premte, për të biseduar për revoltat në Libi dhe në vendet e tjera të botës arabe.

Në të njëjtën ditë, një tjetër samit i jashtëzakonshëm, ai i Ligës Arabe, do të mbahet për të biseduar për zgjidhje të përbashkëta rreth krizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›