E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine 200 miliarde per strehimin

Kina do të ndërtojë rreth 10 milionë banesa me kosto të ulët gjatë 2011-s, investim që do të kapë një vlerë totale prej 200 miliardë dollarësh.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Strehimit, nëpërmjet një komunikate të lëshuar më parë gjatë ditës. Suksesi ekonomik i Kinës ka bërë që çmimet e pronave të paluajtshme të rriten shumë, duke e bërë të papërballueshme blerjen për shumë qytetarë të thjeshtë.

Në total është vendosur që të ndërtohen 36 milion ndërtesa me kosto të ulët në vitet e ardhshme, duke rritur mundësitë dhe ulur çmimin e strehimit për dhjetëra miliona kinezë.

Plani është kundërshtuar nga ndërtuesit, të cilët janë ankuar se kjo ndërhyrje e shtetit do të dëmtojë rëndë biznesin e tyre të ndërtikit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›