E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic Dialogu Beograd-Prishtine shans per kompromis historik

Shefi i delegacionit serb ne negociatat me Prishtinen Borislav Stefanovic Nuk do te bisedohet vetem per ceshtjet teknike por per te gjitha ceshtjet e hapura ne raportet mes Prishtines dhe Beogradit.

Cilat tema do te hapen ne takimin e pare me palen kosovare ne Bruksel

Ajo qe eshte e sigurt eshte se do te bisedohet ne baze te parametrave te Bashkimit Evropian. Keto jane bashkepunimi rajonal liria e levizjes dhe sundimi i ligjit. Eumlshte hartuar nje liste e temave por kjo nuk do te thote se lista eshte perfundimtare dhe se do te arrijme marreveshje per secilen teme. Ne kete faze do te bisedojme per kryesimin e CEFTA-s pamjen e vulave ne dogana sipas Rezolutes 1244 kadastrat si dhe trafikun rrugor e telekomunikacionin. Por kjo nuk do te thote se do te merremi vesh per te gjitha keto ceshtje dhe se kjo eshte lista perfundimtare e temave.

Pala shqiptare ka deklaruar se ne kete dialog do te flitet vetem per ceshtje teknike ndersa Beogradi pohon te kunderten. Mendoni se me vone do te hapet ceshtja e statusit te Kosoves

Ne natyrisht qe po i percjellim deklarimet e Prishtines dhe kemi mirekuptim te plote se perse Prishtina gjithnje e thekson karakterin teknik te negociatave. Ne mendojme se nuk ka asgje teknike kur eshte fjala per jeten e njerezve dhe zgjidhjen e raporteve mes Prishtines dhe Beogradit. Do te flasim per te gjitha ceshtjet e hapura mes nesh. Qendrimet e Beogradit dhe te Prishtines per statusin jane diametralisht te kunderta dhe eshte iluzore te flitet per qendrimet e Prishtines apo te Beogradit rreth statusit. Duhet te largohemi nga dallimet terminologjike mes nesh sepse ato sherbejne vetem per qellime te brendshme. Esenca eshte qe ne Bruksel do te bisedohet per te gjitha ceshtjet e hapura sepse kete e kerkon jeta e perditshme dhe situata ne Kosove e Metohi qe ne mase te madhe pamundeson integrimet evropiane te tere rajonit.

Zoti Stefanovic cili eshte qendrimi juaj ndaj veriut te Kosoves dhe a do te kerkoje Beogradi ndarjen e Kosoves

Mendoj se duhet te bisedojme per te gjitha specifikat ne Kosove e veriu eshte nje prej tyre. Normalisht qe ne i kuptojme veshtiresite e delegacionit nga Prishtina per shkak te nje opozite te fuqishme e cila kerkon edhe bojkotimin e dialogut. Dialogu eshte i domosdoshem dhe ai duhet te zgjidhe nje varg problemesh. Me vite te tera kemi punuar per te mundesuar nje komunikim normal mes Prishtines dhe Beogradit me qellim zgjidhjen e problemeve. Veriu i Kosoves ka vecorite e veta dhe kete e kane te qarte te gjithe. Une nuk dua te flas per modalitetet por me siguri qe do te flitet per te gjitha mundesite. Beogradi nuk ka ndonje formule te gatshme por duhet te jemi kreativ dhe te kerkojme zgjidhjen e problemeve.

Ju keni deklaruar se ky eshte nje shans per marreveshje historike mes Prishtines dhe Beogradit. Mendoni se me te vertete mund ta arrini kete marreveshje

Absolutisht besojme ne nje marreveshje te tille sepse ajo eshte e domosdoshme per prosperitetin e Ballkanit. Ne qofte se shqiptaret dhe serbet i zgjidhin problemet e tyre nga e kaluara te cilat influencojne edhe ardhmerine tone mendoj se i tere rajoni mund te vazhdoje rrugen e prosperitetit dhe te integrimit ne BE. Ky dialog duhet te kuptohet si mundesi per nje kompromis historik mes shqiptareve dhe serbeve por ketu bejne pjese disa elemente.

Cilat jane keto elemente

Keto elemente jane shume ceshtje te rendesishme te pazgjidhura mes serbeve dhe shqiptareve mbrojtja e serbeve ne Kosove e Metohi si dhe rregullimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtines. Per pajtimin mes popujve eshte shume i rendesishem edhe trajtimi adekuat gjykimi i te akuzuarve per krime lufte si dhe zbardhja e fatit te te pagjeturve. Pa keto elemente nuk mund te arrijme deri pajtimin mes popujve por besoj se me kete dialog jemi ne rruge te mire qe ta arrijme kete.

Sa do te influencohet ky dialog nga raporti i Dick Martyt i cili akuzon disa prej krereve te UCK-se si dhe kryeministrin e tanishem per krime dhe tregti me organe njerezish

Ne e kemi thene shume qarte qe raporti i Dick Martyt nuk nderlidhet me kete dialog. Ai ka rrugen e vet te hetimeve rrugen juridike dhe politike. Organeve kompetente u duhet mundesuar qe te kryejne hetime te pavarura.

Dialogu mes Kosoves dhe Serbise ka deshtuar dy here me ndermjetesimin e Ahtisarit dhe te trojkes. Pse tani jeni i sigurt qe ai do te kete sukses

I sigurt jam sepse Prishtina dhe Beogradi tani mund te bisedojne per nje diapazon te gjere temash qe na ngarkohen sy me sy dhe me ndermjetesimin e BE-se. Kjo na ben optimist. Ne ndoshta kurre nuk do t i zgjidhim te gjitha problemet por eshte me rendesi te zgjidhim ato me te rendesishmet. Negociatat e meparshme jane marre vetem me nje teme esenciale te raporteve tona. Tani besoj se me formen e aktuale te dialogut kemi shanse shume me te mira per marreveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›