E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton konfirmon takimin Thaçi-Daçic, më 21 maj

BRUKSEL- Është konfirmuar takimi i 21 majit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton KTV. Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së dhe zëvendëspresidenti i Komisionit kanë dhënë dhe një deklaratë të shkurtër për media. “Unë kam ftuar kryeministrin Daçic dhe kryeministrin Thaçi për një takim javën e ardhshme, më 21 maj në Bruksel për të diskutuar hapat e përbashkët që ata duhet t’i ndërmarrin për zbatimin e marrëveshjes së Prillit. Një zbatim i shpejtë është produktiv dhe i rëndësishëm dhe unë mezi pres që të diskutoj këtë me dy kryeministrat”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›