E Diel, 1 Nëntor 2026

Moska shpall ''Persona non grata'' një agjent të dyshuar të CIA-s

MOSKË- Rusia e shpalli sot ''persona non grata'' një agjent të dyshuar të CIA-s, i cili u zbulua në Moskë duke i cilësuar përpjekjet e tij, i cili pretendonte të ishte një zyrtar i shërbimeve speciale ruse, si provokim i denjë për "një Luftë të Ftohtë".

"Rusia e shpall Ryan Fogle 'persona non grata", njoftoi Ministria e Jashtme ruse duke shtuar se "akte të tilla provokuese me një frymë prej Lufte të Ftohtë nuk ndihmojnë në rritjen e besimit reciprok".

Shërbimet speciale ruse njoftuan sot pak më parë se kishin arrestuar "agjentin e CIA-s, Ryan C. Fogle, i cili punonte si sekretari i tretë i departamentit politik të ambasadës", ndërsa po përpiqej të rekrutonte, kundrejt një shume të konsiderueshme të hollash, një zyrtar të shërbimeve sekrete ruse.
"Arsenali klasik prej spiuni i zbuluar si dhe një shumë e konsiderueshme të hollash tradhtojnë agjentin e huaj të kapur në flagrancë dhe ngrenë pyetje serioze kundrejt palës amerikane", theksoi diplomacia ruse.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›