Ashton mirepret miratimin e planit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së mirëpriti miratimin e planit të zbatimit nga Prishtina dhe Beogradi mbi marrëveshjen e pranuar nga palët më 19 Prill.
Duke e konsideruar si një hap para në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, Ashton deklaroi se do t'i raportonte Këshillit të Ministrave të Jashtëm mbi rezultatet e takimit të fundit me kryeministrat Thaçi e Daçiç. "Unë do të raportoj përsëri mbi takimin ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiç dhe mbi planin e zbatimit që është rënë dakord. Marrëveshja u arrit nga të dy qeveritë për të mbështetur këtë plan dhe tani unë iu uroj fort ata Marrëveshja Kosovë-SerbiKuvendi në pritje të planit të zbatimit Vuçiç: Të shqetësuar për planin Prishtina miraton planin e zbatimit për ta çuar këtë përpara", deklaroi Ashton. Pas dështimit të negociatave në nivel teknik, më 22 maj Ashton i dorëzoi kryeministrave Thaçi e Daçiç planin e paracaktuar të zbatimit mbi masat që parashikon marrëveshja e prillit. Në deklaratën e saj publike, Përfaqësuesja e Lartë kujton se ky plan zbatimi synon zgjidhjen e problemeve në terren dhe garantimin e progresit të shpejtë të Serbisë dhe Kosovës drejt Bashkimit Europian. Përgatiti: Arta Tozaj / Top Channel