E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste ne mbrojtje te UCcedilK-se

Mijëra qytetarë protestuan të hënën në rrugët e Prishtinës në mbrojtje të ushtarëve të UÇK-së që po përballen me akuzat e EULEX-it për krime lufte.

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka deklaruar se nuk po protestohet kundër faktorit ndërkombëtar, por ndaj faktorit EULEX që po e njollos luftën e UÇK-së. Sipas raportimeve të “RTK”, ai ka kërkuar nga krerët e shtetit që të shqyrtojnë mandatin e misionit evropian për sundimin e ligjit. ”E ftojmë Jahjagën, Krasniqin e Thaçin që ta shqyrtojnë mandatin e EULEX-it menjëherë”, ka thënë Jashari, duke shtuar se nëse situata destabilizohet, përgjegjësinë do ta marrë EULEX-i dhe institucionet e Kosovës. Protestuesve iu drejtua edhe veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, i cili ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe çlirimtare. “Ne e kemi thirrur EULEX-in që të zbardhë krimet e serbëve, të zbardhë kush e zhduku Ukshin Hotin, kush vrau mijëra shqiptarë”, ka thënë Demaçi para protestuesve. Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe shumë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Berat Buzhala, Blerta Deliu, Ramiz Lladrovci dhe Berhar Selimi. Protestuesit u shpërndanë të qetë. Krasniqi: EULEX s’është neutral “Po bën të duket sikur fajtor për luftën janë shqiptarët” Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar hetimet për krime lufte që po zhvillohen ndaj ish-pjestarëve të UÇK-së nga EULEX-i, ka thënë se ky mision po tregohet se nuk është neutral. Madje, sipas tij, veprimet e EULEX-it sikur duan të thonë se shkaktarë për luftën në Kosovë kanë qenë shqiptarët. “Me këto veprime EULEX-i është duke treguar se nuk është neutral dhe veprimet e tij duken sikur duan të thonë se shkaktari kryesor dhe përgjegjësinë kryesore për luftën në Kosovë e kanë shqiptarët, sikur shqiptarët kanë bërë argesion në Shumadi e jo politika e Beogradit në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi. Ndërkaq, kryetari i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se është absurde të mendohet se shqiptarët kanë bërë krime, ndërsa ka shprehur besimin se drejtësia do ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së. Këto komente, Krasniqi dhe Grabovci i bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u bë e ditur se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë për t’u debatuar në Kuvend për mandatin e EULEX-it. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›