E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blero vjedhë këngë?

Këngëtari Blero është komentuar disa herë për huazime këngësh,  gjë që kishte nxitur edhe reagimin e tij.

Ai u ishte kundërvënë vajzave të programit “Thumb”, me fjalët se: “Nëse më gjeni ndonjë këngë të vjedhur, unë atëherë jap dorëheqjen nga muzika’.
Ka qenë ky reagimi kur dëgjoi për vajzat të cilat, duke ia numëruar disa këngë, dilnin se Blero kishte huazuar shumë prej muzikës së huaj.

Por, vetëm pak ditë më parë, Blero ka sjellë një këngë tjetër, këtë herë duke e krijuar për këngëtaren që ka në menaxhim, Dhurata Ahmeti, me titull “Prekja jote”, por që edhe vetë këngëtarja tregoi se kjo këngë është e huazuar dhe është versioni i këngës “Drums” te Alexunder Base. Por kjo deklaratë ka ardhur pasi kënga është lançuar dhe menjëherë është bërë dallimi mes saj dhe origjinales. Dhe më pas, vetëm një javë më vonë, artistët kanë thënë se kënga është e njëjtë dhe kanë dashur vetë ta sjellin në versionin shqip.

Mediat shqiptare vazhdojnë të komentojnë faktin se  Blero vazhdon ende me muzikën, nuk e ka lënë atë, megjithëse fjalët ishin pak më ndryshe. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›