E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton takohet me Ligën Arabe për Libinë

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, do të mbërrijë sot në Kajro për të biseduar me liderat e Ligës Arabe rreth situatës në Libi, u bë e ditur në një deklaratë të lëshuar nga Brukseli.
 

Zonja Ashton do të takohet në kryeqytetin egjiptian me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës, Amr Moussa, por do të përfitojë nga rasti për të takuar edhe autoritetet e reja egjiptiane, kryeministrin e përkohshëm Essam Sharaf dhe Nabil Elaraby, i cili besohet se do të zgjidhet kryeministër pas zgjedhjeve të shtatorit.

Në qendër të bisedimeve pritet të vendoset mundësia e imponimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Libinë.

Ashton deklaroi gjatë samitit të djeshëm të BE-së se ishte e nevojshme të bëhej fillimisht një vlerësim për efektshmërinë që kanë patur sanksionet ekonomike të cilave u është imponuar regjimit i Gaddafi-t, përpara se të vendoset për marrjen e masave të mëtejshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›