BDI parapërgaditet për zgjedhjet e parakohshme
BDI ka përshëndetur përpjekjet për rivendosjen e dialogut politik, por edhe ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Këto vendime u shqyrtuan sot në mbledhjen e kryesisë qendrore të kësaj partie, ku është vlerësuar situata politike në vend.
“Kryesia përshëndet çdo përpjekje dhe nismë për rivendosjen e dialogut politik si mënyrë për të bllokuar procesin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Presim që ky dialog të ofrojë bazë për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për të shpallur zgjedhjet në një afat sa më të shkurtër kohor”, thuhet në deklaratën për media të BDI-së.
Siç bëhet e ditur në njoftim, kryesia e kësaj partie ka vendosur që brenda javës ta thërrasë Këshillin e Përgjithshëm dhe t`i propozojë vendimin për fillimin e përgatitjeve për pjesëmarrje në zgjedhje.