Karzai i kërkon NATO-s të ndalojë operacionet

Presidenti Hamid Karzai u ka bërë thirrje trupave ndërkombëtare “të ndalojnë operacionet në Afganistan”.
“Ne jemi popull shumë tolerant, por toleranca jonë ka marrë fund”, ka thënë Karzai.
Ai disa herë ka kërkuar nga trupat e NATO-s të shmangin vdekjet civile.
Në raportin e fundit të OKB-së thuhet se vdekjet e civilëve afganë në luftë janë rritur me15 për qind vitin e kaluar. Raporti thekson se kryengritësit janë përgjegjës për tre të katërtat e vrasjeve.