Ashton të martën në Beograd, të mërkurën në Prishtinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton, pritet që pasi të ketë përfunduar takimi i të hënës në Bruksel mes Kryeminsitrit të Kosovës Hashim Thaçit, atij serb, Ivica Daçiq dhe asaj, të martën dhe të mërkurës të qëndrojë në Beograd, përkatësisht në Prishtinë.
“E mirëpres vazhdimin e bisedimeve me liderët serbë dhe kosovarë, në mënyrë që të qojmë para dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash”, ka thënë Ashton.
Vizita e saj do të ketë për temë marrëveshjen e Brukselit. Në Beograd ajo do të takojë Presidentin Tomislav Nikolic, Kryeministrin Ivica Dacic, si dhe zëvendëskryeministrin e pare./Indeksonline/