E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV do t'i shkruajë Kerryt

Lëvizja Vetëvendosje do t’i dërgojë letër Sekretarit amerikan John Kerryt, për t’i treguar atij fjalët që zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker ka përdorur gjatë qëndrimit në Kosovë, kundër kësaj lëzivjeje.

Kështu ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në një emison në Klan Kosova.

Një letër e tillë nga Vetëvendosje, sipas Molliqajt do të dërgohet javën e ardhshme në adresë të Sekretarit amerikan John Kerry.

“Është kjo një gjuhë jodemokratike. Nuk ndërtohet autoriteti amerikan mbi ofendimin e një subjekti politik”, ka thënë Molliqaj.

Ndryshe, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, duke komentuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se palaçot duhet të din se ato veprime nuk janë të mira për vendin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›