E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton:Marti t`i dorëzoj provat tek EULEX-i

Kryediplomatja e BE-së Catherine Ashton, ka reaguar pas deklaratës së organizatës “Human Rights Watch” që BE-ja të emërojë një prokurorë të pavarur në Kosovë për të hetuar pretendimet në akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
 

Në një deklaratë për shtyp Ashton ka theksuar se nuk ka nevojë për prokurorë shtesë, sepse misioni i EULEX-it tashmë ka prokurorë të pavarur që punojnë në rajon.

Ashton theksoi gjithashtu se do të duheshin më shumë prova të dhëna nga komisioneri i KE-së Marty përpara se të ndërmerren hetime të reja.

"Çdo prokurori duhet t`i bazojë hetimet e tij mbi dëshmitë që parashtrohen në gjykatë. Nëse vërtet Marty, apo cilido tjetër, ka gjetur prova thelbësore për aktivitete kriminale, ne do ta inkurajonim atë që t`i sjellë përpara autoriteteve përkatëse, përfshirë EULEX-in", tha Ashton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›