Bullgari, Borisov kërkon votëbesimin e qeverisë së tij
Kryeministri bullgar Bojko Borisov do të propozojë që në seancën e sotme të saj qeveria të inicojë votbesimin për politikën qeveritare në Parlament, njoftoi partia qeveritare Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB)
Siç njoftuan mediat bullgare, inisiativa e Borisovit, i cili njëherësh është edhe lider i GERB-it vjen pas paralajmërimeve se Partia Socialiste bullgare opozitare do të kërkojë votim të mosbesimit të Qeverisë në Kuvend, pas zbardhjes së skandalit me dëgjimin e bisedave të funksionarëve të lartë shtetëror.
Në qoftë se Kuvendi e pranon iniciativën e Borisovit dhe voton besim qeverisë, që është pothuajse e sigurtë, atëherë socialistët nuk do të mund të kërkojnë votim për mosbesim të Kabinetit.