Ekskluzive – Vetëvrasja e Fatbardha Pali në Greqi, flet xhaxhai i të shoqit

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.
Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e së shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” në RTSH, xhaxhai i të shoqit u shpreh se çifti shkonin mirë dhe se nuk kishin probleme.
“Ato kanë shume vite që rrinë në Greqi bashkë, por prej shumë vitesh rrinë në Durrës. Nuk kanë pasur fare probleme, kanë qenë mirë. Kam rreth një vit që e kam takuar Ilirin por kam pasur kontakte në telefon. Se çfarë kanë bërë atje nuk dimë gjë.
Lajmin e mora vesh nga facebook-u me telefon. Se si ndodhi nuk di më shumë. Ska shprehur asnjëherë shqetësime, në facebook që kam parë shkrimet nuk e di nëse janë të vërteta. Kanë një djalë të martuar ku jetonte në Durrës”, u shpreh xhaxhai i Ilirit.
/rtsh.al/