E Diel, 1 Nëntor 2026

Asistenca që ODIHR mund të japë për reformën zgjedhore

Sipas tij, gjatë takimeve në Tiranë kishte pasur mirëkuptimin e të gjitha palëve për nisjen sa më të shpejtë të punës për reformën e re zgjedhore.

Në këtë kontekst, ai theksoi se ODIHR mund të japë asistencën e tij në disa drejtime nëse kjo kërkohet nga autoritetet shqiptare.

“Na konfirmuan se reforma duhet të nisë sa më shpejtë, por pa u ngutur në mënyrë që ajo të jetë sa më e plotë. Të gjithë ranë dakord që duhet të jetë një proces gjithërfshirës jo vetëm nga partitë në Parlament por edhe jashtë tyre dhe organizatat joqeveritare. Asistenca që mund të japë ODIHR mund të jetë në formën e rishikimit të ligjt, të draft amendamenteve apo me ekspertizën e ofruar në tryeza të rrumbullakëta që mund të organizohen në Shqipëri. Besoj se të gjithë ndërkombëtarët janë të interesuar të bëjnë sa të munden që të rritet besimi i publikut tek zgjedhjet. Ky është vetëm fillimi, por e shoh si një shenjë pozitive”, theksoi ai para pak momentesh.

 “Jam i gëzuar që të gjithë përfaqësuesit e kanë mirëpritur raportin, rekomandimet dhe janë dakord me to. Ne punuam gjatë zgjedhjeve që të kishim një raport faktik e të besueshëm me rekomandime që do vlenin.  Ky raport të shihet si raport për zgjedhjet dhe ato që do të bëhen tani e tutje”, tha ai.

I pyetur për raportin e zgjedhjeve lokale të 8 majit, Stonestreet tha se ai ishte i detajuar, duke shtuar se duhet parë në kompleks dhe jo në veçanti. Sipas tij, në raporti nuk referohet vetëm Tirana, por disa qendra numërimi në të gjithë vendin.

I pyetur për ardhjen e tij në Tiranë, ai tha se “për sa i përket ardhjes sime është një praktikë e re që po ndiqet jo vetëm në Shqipëria dhe me sa pashë kjo u mirëprit jo vetëm nga mazhoranca por edhe nga opozita”. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-14 09:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›