E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten pagat për mjekët e spitaleve, ja shifrat

Këshilli Administrativ i ISKSH-se, ka miratuar sot rritjen e pagave për mjekët e spitaleve të cilat arrijnë deri ne 15% rritje page, duke u bazuar ne përparësitë e përcaktuara nga Qeveria.

“Rritja e pagave nis qe prej 15 korrikut 2011 dhe efektet financiare mbulohen nga ISKSH. Efektet financiare mujore arrijnë në rreth 25 milion lekë ose deri në fund te vitit 2011 arrijnë shumën 115 milion leke”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Nga kjo rritje page përfitojnë 11.888 punonjës të spitaleve në mbarë vendin.

1. Per personelin e QSUT, Materniteteve nr.1 dhe nr.2 dhe Senatoriumit:

a)Personeli mjeksor:
- Për shefat e shërbimeve rritja është 15 % ose në vlerë absolute 12.000 lekë në muaj, duke shkuar në rreth 830 mijë lekë për mjekët me vjetërsi pune 25 vjet.

-Për shefat e reparteve rritja është 10.6%-11.3% ose ne vlere absolute 7.600 lekë në muaj.

-Për mjekët rritja është 10.5% deri ne 11.2% ose në vlere absolute 6.500 lekë në muaj.

b)Personeli infermiere

-Kryeinfermiere rritja është 2.9% deri ne 3.1% ose në vlerë absolute 1.500 lekë në muaj.
-Infermiere rritja është 2.7%-3.2% ose në vlerë absolute 1.100 deri 1.150 lekë në muaj.
c)Për personelin tjetër  deri në 4- 5% ose rreth 1.100 – 1.400 lekë në muaj.

2.Për personelin e spitaleve të tjera

a)Personeli mjekësor:
-Shefat e shërbimeve rritja është 5.51%-5.85% ose ne vlere absolute 3.750 leke ne muaj.
-Për shefat e reparteve rritja është 5.61%-6.15% ose në vlerë absolute 3.200 lekë në muaj.
-Për mjekët rritja është 5.61%-6.15%,ose në vlerë absolute 3.200 lekë në muaj.
b)Personeli infermiere
-Kryeinfermierë rritja është 2.44%-2.94% ose në vlerë absolute 1.100 deri 1.500 lekë në muaj.
-Infermierë rritja është 2.42%-2.91% ose në vlerë absolute 1.100-1.150 leke ne muaj.
c)Për personelin tjetër deri ne 5% ose rreth 1.100 – 1.400 lekë në muaj.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-14 13:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›