E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askoli enderron zonen play-off me Canin

Edgar Cani po mahnit Askolin.Me paraqitjet ne kete sezon,20-vjeçari nga Shqiperia, kartonin e te cilit e zoteron Palermo, po pergatitet per hapin cilesor drejt aktiviteteve me te rendesishme se Seria B italiane.

Prej disa ndeshjesh ai eshte aktivizuar si titullar (arsyeja kryesore eshte demtimi i Bukit, por edhe besimi i dhene nga trajneri Kolomba) dhe sulmuesi tregon rritje te vazhdueshme.

Kunder Frozinones, Cani realizoi nje gol te jashtezakonshem, i katerti sezonal, duke e derguar topin ne forme parabole ne rrjete. Gjithashtu, ne sfiden e fundjaves ai u paraqit si nje “sulmues race”.

Momentalisht Askoli renditet ne vendin e dhjete, vetem gjashte pike larg zones “play-off”, duke enderruar shansin per t’u ngjitur ne Serine A.

Nje pjese e madhe e merites per kete ecuri pozitive i takon padyshim Edgar Canit.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›