E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani: Rikardo Kaka, gëzuar ditëlindjen!

Milano - Rikardo Kaka ka festuar sot mes urimeve të shumta 27 vjetorin e tij. Kaka mbërriti në Milano në vitin 2003 nga skuadra e Sao Paolos, dhe prej asaj kohe ka arritur të fitojë gjithçka me klubin milanez.

Në këto gjashtë sezone me Milanin, braziliani Kaka ka fituar Ligën e Kampioneve, Super Kupën Evropiane, Botërorin e Klubeve, Skudeton dhe Super Kupën e Italisë. Kulmin Rikardo Kaka e arriti në vitin 2007, kur arriti të marrë “Topin e Artë”, dhe trofeun e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA.

Mesazhin më të veçantë Riki e ka marrë nga klubi i Milanit, në të cilin thuhej: “Gëzuar ditëlindjen Rikardo Kaka! Të urojmë më të mirën! Besojmë shumë tek ti! Nga e gjithë familja e Milanit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›