Askush nuk mund te dale mbi ligjin

Askush dhe per asnje motiv nuk mund te penalizoje organizaten e Policise se Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij ne permbushje te detyres se ngarkuar me ligj kete ta keni mire parasysh ju si drejtues dhe tua transmetoni dhe punonjesve te policise ne varesine tuaj.
Nga Hysni Burgaj
Sic e dini jemi perpara nje ngjarjeje shume te rendesishme sic jane zgjedhjet per Pushtetin Vendorte cilat vleresohen nga te gjithe aktoret e shoqerise shqiptare dhe faktori nderkombetar. Kam kenaqesine e vecante tju pershendes ne diten e hapjes se ketij trajnimi me drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit ne nivel Qendror dhe lokal dhe te sigurojme te gjithe aktoret e shoqerise shqiptare dhe partneret tane nderkombetare se Policia e Shtetit do te permbushe me sukses te gjitha detyrimet qe i ngarkohen nga kuadri ligjor per procesin zgjedhor.
Ne keto trajnime do kalojne te gjithe punonjesit e Policise se Shtetit qe do angazhohen me sherbim ne mbarevajtjen e ketij procesi zgjedhor. Gjate ketij trajnimi do njiheni me legjislacionin per zgjedhjet rolin dhe detyrat e Policise se Shtetit ne kete proces procedurat e bashkepunimit me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe gjithe aktoret e tjere pjesemarres ne kete proces hetimin e veprave penale dhe shkeljeve qe lidhen me procesin zgjedhor pergatitjen e akteve administrative bashkepunimin dhe marredheniet qe do mbani me median e probleme te tjera.
Ne keto kushte do kerkoja nga ju dhe nepermjet jush per strukturat vartese qe ta vleresoni maksimalisht kete proces trajnimi si kusht per realizimin me sukses te misionit te Policise se Shtetit ne sigurimin e rendit dhe qetesise publike para gjate dhe pas procesit zgjedhor.
Ne zbatim te Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise Policia e Shtetit ka per detyre te kontribuoje pozitivisht ne procesin parazgjedhor dhe te siguroje zbatimin e ligjit gjate votimit dhe numerimit te votave.
Dua te evidentoj se ne procesin zgjedhor duhet te kuptoni dhe ta trajtoni me rendesine e duhur cdo faze ku per nga shtrirja kohore po i rendis si detyra dhe me konkretisht
Detyra te natyres pergatitore te strukturave policore para fillimit te fushates zgjedhore Qe nga ky trajnim e ne vazhdim
Detyra te strukturave tona gjate zhvillimit te fushates nga ana e subjekteve elektorale
Detyra para dites se votimit qe lidhen kryesisht me shperndarjen dhe ruajtjen e dokumenteve zgjedhore
Detyrat e Policise se Shtetit ne diten e zhvillimit te votimevetransportimit te kutive te votimit e dorezimit ne vend numerimin e votaveVNV dhe se fundi
Detyra pas shpalljes paraprake dhe perfundimtare te rezultatit te Zgjedhjeve.
Per sa me siper eshte detyra juaj dhe pritshmeria e qytetareve qe ju te punoni per te siguruar zbatimin e ligjit vecanerisht dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe te Udhezimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Askush nuk mund te dale mbi ligjin.
Paragrafi 3 i nenit 6 te Ligjit per Policine e Shtetit percakton shprehimisht qe Policia eshte e depolitizuar dhe Policia duhet ti kryeje detyrat ne perputhje me ligjin.
Me kete rast kerkoj nga te gjithe ju qe per cdo punonjes policie qe do te veproje ne kundershtim me ligjin dhe aktet e tjera nenligjore qe normojne veprimtarine e strukturave te Policise se Shtetit ne procesin zgjedhor te filloje menjehere ecuria disiplinore e ligjore ndaj tij.
Askush dhe per asnje motiv nuk mund te penalizoje organizaten e Policise se Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij ne permbushje te detyres se ngarkuar me ligj kete ta keni mire parasysh ju si drejtues dhe tua transmetoni dhe punonjesve te policise ne varesine tuaj.
Se shpejti do keni ne dispozicionin per te gjithe punonjesit e policise nje broshure me te gjithe informacionin e vlefshem te cilin duhet ta njihni ta kuptoni dhe zbatoni ndersa u afrohemi zgjedhjeve te 8 Majit 2011. Kemi mbeshtetjen e misioneve nderkombetare te asistences teknike PAMECA III dhe ICITAP se bashku me OSBE-ne per dhenien e trajnimit dhe materialeve te referimit te cilat do tju udheheqin ne marrjen e vendimeve te drejta per permbushjen me sukses te ketij procesi.
Dua te theksoj qe nje shtet demokratik te zhvillohet dhe lulezoje ai duhet te respektoje parimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ku qytetari ka te drejte dhe mundesi te votoje ne perputhje me ligjin dhe te kete sigurine e votes se fshehte dhe te numerimit te votave me efektshmeri dhe saktesi. E drejta e votes eshte e shenjte. Ne te gjithe duhet te jemi krenare dhe te privilegjuar qe ligji na ngarkon me detyren fisnike te ruajtjes se shenjterise se kesaj te drejte. Te drejtat e individeve jane te shenjta. Detyra jone per mbrojtjen e te drejtave eshte po aq e shenjte.
Raportet e organizmave nderkombetare per zgjedhjet e viteve 2005 2007 2009 kane nenvizuar qendrimin e shkelqyer te sherbimeve te Policise se Shtetit ndaj proceseve elektorale. Le te konfirmojme te gjithe se bashku dhe nje here se Policia e Shtetit do te jete pararoje dhe promotor i vlerave me te mira te nje shoqerie demokratike.
Fjala e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit ne ceremonine e trajnimit te efektivave per zgjedhjet.
Lajme te ngjashmeBurgaj Ndeshkim per policet qe shkelin ligjin gjate zgjedhjeveOSBE Presim zgjedhje me standarde ska ndryshime ne Kod PS Te reagoje OSBE nuk ka zgjedhje ne keto kushteBerisha Regjistrimi i PS per 8 Majin permbushje e nje detyrimi kushtetuesOSBE Partite te marrin pjese ne zgjedhje Lidhje8 maji hysni burgaj ligji ndeshkimi OSBE PAMECA vendimi zgjedhjet