Mekatare nga Liqeni Artificial Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 17/03/2011 125100

Instinkti i gazetarit por edhe i qytetarit te emancipuar te shtyn shpesh te vleresosh edhe disa ngjarje e fenomene qe per te tjeret mund te konsiderohen si gjera te zakonshme apo te parendesishme. Fjala vjen dikujt tjeter sdo ti kishte bere pershtypje ajo qe degjova rastesisht gjate nje shetitje nga Kodrat e Liqenit Artificial nga nje femije 3-4-vjecar i kapur dore per dore nga te dy prinderit e tij relativisht te rinj ne moshe Une do ta bysh Shaliun se ai eshte njeri i keqhellip Dhe prinderit e tij Oh sa te veshtire e kam ti quaje prinder keto dy qenie te gjalla lumturoheshin e gajaseshin sa here i kerkonin pjelles se tyre te mitur ta riperseriste kete shprehje trishtuese. Si te keqen mami e pyeste e ema. Une do ta byshhellip perseriste instinktivisht femija. Si te keqen babi i thoshte i ati. Dhe femija i pergjigjej me po te njejtat fjale sa qe ne nje moment smu durua me dhe nderhyra. Te bukur edukate qe po i jepni femijes u thashe tere indinjate. Ik or vella shiko punen tende ma priti me nje gjuhe pipiricke gruaja. I ati i femijes te cilit me sa kuptova i mungonte nje r tek fjala e pergjithshme burre mori zemer nga iniciativa e se shoqes dhe mu drejtua si nje oficer i rrepte i kohes se monizmit Ik ik mbathja vrapithellip Dhe une ate bera sepse per vrap kisha dale por ato qe kisha pare me sy e kisha degjuar me vesh tani me ishin skicuar me dalten e shqetesimit ne tru duke me prishur tere qetesine e fillimit. Pervec te tjerash me kishte kapur inati edhe me veten time ngaqe kur mora iniciativen qytetare per ta keshilluar ciftin mekatues me femijen e tyre nuk mbajta parasysh ate cka kisha lexuar nga Artur Shopenhauer e mendimtare te tjere Me budallenjte dhe me te palogjikshmit ka vetem nje menyre per te treguar zgjuarsine tende te mos flasesh me ta. Por cifti ne fjale me shume se budallenj e te palogjikshem ishin perfaqesues te shkolles socialiste per edukimin e brezit te ri me idealet komuniste partizane me adrese vendbanimi sigurisht ne afersi te ish-Bllokut qe e konsiderojne armik kundershtarin e tyre politik. Sipas kesaj shkolle armiku duhet asgjesuar fizikisht duhet mbytur me litar duhet vrare me plumb ne balle. E degjuat Doklen ne Gerdec kete 15 mars se ctha Tia numerojme mu ne lule te ballithellip me voten-plumb per armikun. Kujt Sigurisht Shaliut sic e shqiptonte emrin e Kryeministrit ai femija nga Liqeni.
Kaq te politizuar dhe te egersuar jane militantet socialiste sa qe dhe femijeve te vegjel se bashku me qumeshtin u mekojne edhe urrejtjen per armikun e brendshem. Nuk ka shpjegim tjeter qe fjalet e atij femijes 3-4-vjecar Une do ta bysh Shaliun se ai eshte njeri i keqhellip te jene me te ashpra se slogani Fajin e ka Saliu qe ka zgjedhur Partia Socialiste e Edvin Rames per fushaten e zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011. Nuk ka mekat me te madh sesa ti martosh qysh ne djep femijet me politiken aq me keq me politiken e se kaluares qe kullon gjak e mizori urrejtje dhe ndasi te vjetra. Dikush mund te mendoje se po e ekzagjeroje situaten aq me teper duke u marre me nje femije. Por seshte aspak e vertete pasi une ne kete rast nuk po merrem me moshat foshnjore por semundjen foshnjore te komunizmit tek te rriturit. Kete po quaj une mekat dhe jo fjalet e femijes fatkeq per edukimin prinderor. Mesimi eshte hapi i pare jeta eshte hapi i dyte thote Shileri. Ti mesosh femijes tend komunizmin me pare se sa ta mesosh te ec e te flase shqip ne jete do te thote te jetosh si revolucionare ne rrethim. Aq me keq eshte qe ta besh nje gje te tille nga Liqeni Artificial ku njerezit zakonisht dalin te bejne hapin e dyte dhe jo hapin e pare pra dalin per jete e shendet. Por nje pjese dalin edhe per pelegrinazh politik. Dhe kete nuk e them se midis njerezve te dalin Liqeni te shesh syri edhe figura te rendesishme te se majtes duke filluar nga Ramiz Alia Rexhep Meidani Servet Pellumbi etj. duke perfunduar tek Kastriot Islami apo veterane te punes e luftes per ndertimin e socializmit por sepse realisht duke ecur midis ketyre njerezve te zene veshet jo rralle edhe biseda nga me te rendomtat por njekohesisht me pasionantet per politiken e majte. Dhe ata qe perfshihen ne keto biseda duken qe prej se largu se jane socialiste te thekur e te marrosur per Edvin Ramen. Fakti qe shumica e ketyre njerezve i takojne zones se ish Bllokut apo Tiranes se Re si zona me te aferta me kodrat e Liqenit Artificial eshte nje tregues i qarte i epersise socialiste mbi ate te bindjeve te tjera politike. Nga nje grup te moshuarish degjova rastesisht nje dite te flisnin per ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu duke e stigmatizuar e cilesuar ate si mik te Saliut. Nje here tjeter dy gra te moshuara tregonin me ze te larte dicka intime nga jeta e tyre e rinise kur ra biseda per nje ish kuadro te PPSH-se i cili kishte vdekur dite me pare. Pse ka vdekur i shkretihellip i tha njera prej te moshuarave shoqes se vete. Po po ka ca. Pse e ke njohur ti. Po si se kam njohur - iu pergjigj tjetra - une e kam pasur dashnor per shume kohehellip Ndersa diten e 8 marsit rreth ores 900 kam pare 2-3 shoqe socialiste ti thoshin nje gruaje qe shiste fara lule dielli qe ta linte ate pune dhe te shkonte para Kryeministrise per te protestuar pasi atje do te merrte aq leke sa sdo ti merrte duke shitur fara gjithe vitin. Njofto dhe te tjerat qe mund te jene ketej rrotull e perfunduan ne nje goje porosine shoqet socialiste te kryesise per ato te bazes. Fjalet e tyre por edhe fakte te tjera te konstatuar me pare te jepnin te kuptoje se ne pergjithesi te punesuarit ne menyre private nga Kodrat e Liqenit Artificial gra apo burra qofshin ata duhet te jene socialiste ne bindjet e tyre politike. Madje socialiste me rrenje kur i thone. Nuk e kam fjalen per ata socialiste te thjeshte qe shesin fara luledielli qofte apo petulla po per ate qe kane ndertuar nje pallat lyer me boje te kuqe ngjitur me digen e Liqenit Artificial per ata qe kane ndertuar hotele luksoze e lokale te ndryshme sherbimi ne brendesi te pyllit qe shtrihet ne krahun e djathte te ketij liqeni. Njekohesisht kam degjuar qe te flitet me superlativa per Ramen i cili na paska rikonstruktuar 2-3 rruge permes pyllit ne Kodrat e Liqenit Artificial gje qe seshte merite e tij por e donatoreve qe i kane investuar keto projekte etj. Por pa u ndalur me tej ne ato qe kam degjuar qe te jem i drejte dhe i sinqerte deri ne fund sipas parimit ligjor qe denohet jo vetem veprimi por edhe mosveprimi po tregoje edhe per ato qe nuk kam degjuar pavaresisht se gjithcka i takon rastesise dhe jo ndonje misioni te vecante faktmbledhes. Fjala vjen nuk kam degjuar ndonje fjale per tharjen dalengadale te Liqenit Artificial per mbushjen e tij me mbeturina Lane per garat me makina e motore te fortesh ne kalldremin e rrugeve permes pyllit per pallatin e kuq si nje senduk gjigand brenda territorit te pyllit per pyllezimin edhe te pjeses se zhveshur te basenit te Liqenit ne krahun e majte te tij per mosndertimin e pjeses qe i takon Unazes se Madhe te Tiranes ne po kete krah per projektin e 35-kateshve perpara diges se Liqenit etj. Madje ato qe nuk kam degjuar jane jo vetem me shqetesuese por edhe me konfirmuese se ato qe kam degjuar te fakti se nje pjese e mire e atyre qe shetisin rrugeve te pyllit prane Liqenit Artificial me shume se ithtare te socializmes jane mekatare te natyres. Jane nje kontigjent i tille njerezish te verbuar nga politizimi marksist saqe edhe femijes qe sapo fillon te belbezoje nuk i mesojne ne fillim fjale jete por fjale vdekjeje. Kjo eshte arsyeja qe e bera publike cka degjova rastesisht nga goja e njome e nje femije te vogel nderkohe qe kisha dale per ajer te paster nga Liqeni Artificial i Tiranes. Kudo tjeter ti kisha degjuar keto fjale qofte edhe te thena te gjitha nga femije nuk do ti kisha vleresuar kaq shume sa ne rastin e siperpermendur. Te thene ne nje vend simbol te jetes se qete e pa probleme sic jane Kodrat e Liqenit Artificial apo mjediset e tjera perreth tij te duket sikur Rama dhe ithtaret e vete te te gjitha moshave duan qe edhe momentet me te bukura te jetes ne kryeqytetin shqiptar te na i mbushin me tmerre e shqetesime politike te kohes se monizmit. Kjo e ben shumicen e qytetareve ta presin me padurim 8 majin per ta cliruar jo vetem bashkine e kryeqytetit por edhe Kodrat e Liqenit Artificial nga mekatimi 10-vjecar i Edvin Rames.