E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askush së ndalë Vettelin, pushton edhe Monzan

Sebastian Vettel është favoriti kryesor edhe sivjet në garën për titull në Formula 1. Piloti gjerman arriti fitoren e radhës duke triumfuar në Monza të Italisë.

Në vend të dytë u rendit Fernando Alonso me Ferrari që nuk mundi të shkojë dot më shumë se sa kaq, ndërsa vendi i tretë shkoi për Mark ëebber që la jashtë podiumit Felipe Massa-n me Ferrari.

Kjo ishte fitorja e tretë e Vettel në pistën e Monzas dhe e 32 në karrierën e tij. Pas pikëve të plota të marra në këtë garë, zbehen ende më shumë shpresat e Ferrarit për të fituar këtë botëror, sepse Vettel ka thelluar në +53 avantazhin me Alonson./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›