E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal sfidon Djokovicin në finale

Rafael Nadal nuk e ka pasur të vështirë arritjen në finale të edicionit të sivjetëm të US Open.

Në gjysmëfinalen e dytë të turneut që po zhvillohet në New York, spanjolli mposhti me rezultat bindës 3-0 (6-4, 7-6, 6-2) francezin Richard Gasquet.

27-vjeçarit iu desh të djersitej vetëm në setin e dytë, megjithatë ai arriti që ta fitonte me sukses.

Në këtë mënyrë, tenisti i dytë në botë siguron superfinalen e të hënës kundër tenistit numër një në botë, Novak Djokovic.

Kujtojmë se në gjysmëfinalen tjetër, tenisti serb me vështirësi mposhti zviceranin Stanislas Wawrinka me rezultat 3-2 (2-6, 7-6, 3-6, 6-3, 6-4).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›