E Diel, 1 Nëntor 2026

Asllan Dogjani: Koalicioni PS- LSI është i pamoralshëm. Svotova ministrat për të hyrë në listat e PD-së

Asllan_Dogjani_0Tanimë në politikë nuk të bën asgjë përshtypje. Aq më shumë morali politik.

Deputeti Asllan Dogjani, që ka siguruar një vend në listën e Partisë Demokratike falë votimit në Kuvend të kabinetit të Berishës, deklaroi në Ora News se është një fatkeqësi që PS ka për lider Edi Ramën.

Por jo vetëm kaq, Dogjani tha se koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është i pamoralshëm.

Kurse ky kalimi i beftë i Asllan Dogjanit nga PS drejt PD, atij i duket i moralshëm.

Madje ai thotë se nuk i ka votuar ministrat e kabinetit Berisha për të hyrë në listat e Partisë Demokratike.

Këtë e besojnë të gjithë!

Në vitin 2009, ish- presidenti Alfred Moisiu kundërshtoi praninë e emrit të Asllan Dogjanit në listat e Partisë Socialiste. Moisiu pati ngritur një koalicion për lista të pastra, duke kërkuar moskandidimin e emrave problematike, mes tyre Asllan Dogjani. Ky i fundit vendosi të padisë për shpifje presidentin Moisiu. Gjykata e shpalli të pafajshëm presidentin./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›