E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë aleancë nuk ia shëron Edi Ramës frikën e humbjes

08-04-2013 / Gazeta 55

Edhe pas përpjekjes së pamoralshme për t’u bashkuar me të gjithë kundërshtarët politikë, mjaft që të marrë pushtetin, Edi Rama s’ndjehet i qetë. Dje ka qenë radha e spahinjve të Aleancës Kuqezi, që të marrin ofertën e çorbës së prishur, megjithëse faktori ndërkombëtar po ndihet në siklet nga piruetat e një opozite që po premton veç rënien e Shqipërisë në kthetrat e destabilitetit

Kryetari i Partisë Socialiste s’po gjen dot karar. Edhe pas përpjekjes së pamoralshme për t’u bashkuar me të gjithë kundërshtarët politikë, mjaft që të marrë pushtetin, Edi Rama s’ndjehet i qetë. Në konferencë e përbashkët me sekretarin e Parë të Internacionales Socialiste Luis Ajala, Edi Rama bëri një diversion të vogël kundrejt faqezinjve të Spahiut, ndërsa i ftoi në koalicionin e majtë duke lexuar sondazhet se votat e AKZ-së janë të majta u përpoq të hidhte tezën komplotiste se, “nëse nuk janë me ne padyshim janë me kundërshtarin e urryer”. Edi Rama deklaroi  në sytë e sekretarit të Parë Ajala se, “unë uroj që edhe Aleanca Kuq e Zi të jetë pjesë e këtij fronti dhe jam shumë i dëshiruar të besoj deri në fund që në Shqipëri nuk do të përsëritet skenari i njohur i shumë diktaturave të korrupsionit që për t’i shpëtuar fronteve opozitare prodhojnë parti radikale kundër vetvetes për të çoroditur votën e popullit. Ne duam të ndërtojmë Shqipërinë europiane pa nacionalizma”.
Më pas në sajtet dhe mediat afër tij ai çoj SMS-në me tekst, “Aleanca Kuq e Zi - një protestë flluskë sapuni me 1.800 vetë”. Padyshim, paranoja e kombinacione në politikë janë produkte të liderëve të mësuar të lexojnë harta intrigash edhe përpara të vërteta të mëdha. Edi Rama çdo ditë në tavolinën e punës shikon sondazhet dhe grafikët që e bëjnë pesimist përballë fitores. Edhe bashkimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim s’ia shkul nga barku lepurin e frikës, ndaj edhe i është kthyer motos së “bashkimit me çdo qelbësirë”, mjaft që të jetë 30 sekonda kryeministër. Të gjithë komentatorët politikë dhe qytetarët aktivë në rrjetet sociale po e cilësojnë bashkimin e së majtës si një “aleancë qelbësirash” pa moral që synojnë të marrin pushtetin pa prodhuar asnjë ndryshim. Kjo ia ka shtuar frikën Edi Ramë pas kjo “çudi e aleancës me LSI-në” po zgjat më shumë se tre ditë. Në fakt, Edi Rama ka marrë përsipër të magnetizojë çdo votë për t’u bërë 30 sekonda kryeministër, pavarësisht se këtë votë e ofrojnë edhe kriminelë afër kryebashkiakëve socialistë të disa qyteteve. Sigurisht, kjo aleancë qelbësirash ka frikësuar shumë kancelaritë europiane që refuzojnë të japin një bekim. Këtë cen Edi Rama e ka zëvendësuar me ca miq të ngushtë që i gjenden në krah sa herë ka nevojë të përligjë një gjë të papranueshme.
Sidoqoftë një gjë është e vërtetë:  faktori ndërkombëtar po ndihet në siklet nga piruetat e një opozite që po premton veç rënien e Shqipërisë në kthetrat e destabilitetit. Edi Rama u thotë ndërkombëtarëve se po ndjek strategjinë e “destabilitetit qeverisës” (afrimi i LSI) për të stabilizuar vendit me zgjedhjet e 23 qershorit (qeverinë  e tij). Fjalia e djeshme  e Ramës “duke bashkëpunuar me të gjithë dhe duke e shfrytëzuar forcën tonë morale si një vend që garanton stabilitet” e shton më shumë frikën e ndërkombëtarëve kundrejt recetës radikale të tij: taksës progresive dhe rishikim të kontratave të koncesioneve. Investimet huaja në vend po bëjnë presion tek qeveritë e tyre europiane dhe amerikane që të ndalin taksën progresive çka është një rrezik edhe për mijëra të punësuar që mund të humbin vendin e punës nga mbyllja e qindra bizneseve.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›