Asnje blerje, Besa niset në TurqiNë ekip është rikthyer Herby Fortunat (në rikuperim e sipër, vetem 3 ndeshje te luajtura), ndërsa synohet rikthimi i meksikanit me pasaportë franceze François Endene Elokan (5 ndeshje kete sezon)

Besa u nis sot drejt Antalias së Turqisë,, ku do të qëndrojë dy javë. I vetmi që nuk ka udhëtuar me grupin është mesfushori 23-vjecar Erand Hoxha (11 ndeshje në pjesën e parë të sezonit, 990 minuta), i cili ka pësuar një dëmtim.
Besa e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e katërt me 28 pikë (8F, 4B, 5H), gjashtë më pak se Vllaznia kryesuese (34), por ende nuk ka bërë blerjen e parë dimërore.
Në ekip është rikthyer Herby Fortunat (në rikuperim e sipër, vetem 3 ndeshje te luajtura), ndërsa synohet rikthimi i meksikanit me pasaportë franceze François Endene Elokan (5 ndeshje kete sezon).
Fokusi i merkatos së Besës së Kavajës është hedhur në kampionatin maqedonas dhe atë kosovar.
E Hene, 12 Janar 2009