Dario Bodrusic rikthehet te DinamoDario Bodrusic është blerja e tretë dimërore e bluve, pas Elis Bakaj dhe argjentinasit Ruben Oscar Ceco.

Dario Bodrusic, mbrojtësi i fuqishëm kroat prishi kontratën me Rijekën (18 ndeshje, 1 gol) dhe do të jetë pjesë e Dinamos. 25-vjecari, i cili ka qenë pjesë e Dinamos kampione të sezonit 2007-2008 (26 ndeshje, 0 gola) menaxhohet nga “Adrian Sport Transfer”, kompania e themeluar nga Adrian Aliaj.
Dario Bodrusic ka luajtur edhe për Inter Zapresic (1 sezon, 29 ndeshje) dhe 3 tre sezone me Slaven Belupo (87 ndeshje, 0 gola).
Dario Bodrusic është blerja e tretë dimërore e bluve, pas Elis Bakaj dhe argjentinasit Ruben Oscar Ceco.
Dinamo numëron aktualisht gjashtë të huaj: senegalezi Pape Diop, kroatët Granic e Bodrusic, shqiptari nga Kroacia, Jusufi, serbi Nikolic si dhe argjentinaist Ceco e Romero. Nga blutë u larguan gjatë merkatos verore edhe katër argjentinas të tjerë, si dhe në atë dimërore, kroati Petricevic e boshnjaku Halilovic.
E Hene, 12 Janar 2009