E Diel, 1 Nëntor 2026

Daniel Xhafaj, përfundimisht te Tirana Kontrata e përfolur me klubin iranian Estegal FC nuk u konkretizua. Sulmuesi u nis bashkë me grupin drejt Antalias së Turqisë, atje ku Tirana do të zhvillojë fazën përgatitore dyjavore.

Daniel Xhafaj (4 gola, 16 ndeshje), golashënuesi i dytë më i mirë i Tiranës pas Migen Memellit (10 gola në 14 ndeshje) do të luajë përfundimisht me Tiranën dhe për pjesën tjetër të sezonit, deri në përfundim të kontratës së tij me bardheblutë (skadon në qershor 2009).

Kontrata e përfolur me klubin iranian Estegal FC nuk u konkretizua. Sulmuesi u nis bashkë me grupin drejt Antalias së Turqisë, atje ku Tirana do të zhvillojë fazën përgatitore dyjavore.

Xhafaj është një ndër gjashtë lojtarët e Tiranës (25 gola) që kanë shënuar të paktën një gol këtë pjesë të parë të sezonit: Migen Memelli (10 gola), Daniel Xhafaj (4), Jetmir Sefa (3), Andi Lila (3), Gjergji Muzaka (2) dhe Bledar Devolli (1)

E Hene, 12 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›