Asnjë cent nga 637 milionë euro

Qeveria nuk ka përgjigje se çfarë do të bëhet me fondin, ndërsa AKP-ja e fajëson krizën financiare. Ekspertët e quajnë absurde që ky fond, mbi gjysmë miliardi euro, mbahet i ngrirë.
Qysh kur ka filluar procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, qindra miliona euro të gjeneruara nga ky proces ende mbeten të pashfrytëzuara nga Qeveria e Kosovës. Sipas zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimi (AKP), lartësia e këtij fondi ka arritur në mbi 637.8 milionë euro. Ylli Kaloshi, zëdhënës në këtë agjenci, thotë se këto mjete janë të deponuara në Bankën Qendrore të Kosovës, shkruan Kosova Sot.
Por, AKP-ja, sipas tij, është në proces të shqyrtimit të mundësive për investimin e mjeteve nga Fondi i Mirëbesimit në institucione të ndryshme financiare, me qëllim që të rritet norma e kamatave më shumë sesa përfitohet aktualisht nga investimi i mjeteve në BQK.“Nga procesi i privatizimit, nga kjo shumë, janë grumbulluar 564 milionë euro, ndërsa nga shitja e aseteve me likuidim janë grumbulluar 68.5 milionë euro. /Indeksonline/