E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Incidentet e vogla mund të shkaktojnë pasoja të mëdha

Kryeministri serb Ivica Daçiq lidhur me incidentin që ka ndodhur ditë më parë në kufirin Kosovë – Serbi ka thënë se incidentet e vogla mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe se për këtë arsye duhet bërë përpjekje që ato të evitohen.

“Është e qartë se u shkel marrëveshja që ekziston, se në zonën tokësore të sigurisë kanë hyrë njerëz të armatosur me qëllim që të vjedhin dru dhe kjo, sipas tij, nuk është gjë e re. Kjo ndodh vazhdimisht në rajonin e Kurshumlisë dhe shpesh ka incidente, ka thënë Daçiq në Bruksel pas përfundimit të rundit të 13 - të dialogut me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi .

Daçiq ka theksuar se e ka përmendur këtë incident që në të ardhmen të evitohen incidente të ngjashme duke shtuar, siç njoftojnë medie të Beogradit, se pala e Kosovës nuk është e interesuar të thellojë bisedimet për këtë rast./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›