E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje kompromis antikushtetues te hapur per bashkepunim me opoziten

11-11-2010 / Gazeta 55

Reagon kryeministri Sali Berisha Sdo heqim dore nga integrimi eshte kryefjala e axhendes se qeverise

Kreu i mazhorances Sali Berisha deklaroi dje se opoziten nuk do kete asnje marreveshje qe shkon pertej Kushtetutes dhe ligjeve te shtetit. Shefi i ekzekutivit u shpreh i zotuar se do ti permbahej me cdo kusht institucioneve shteterore dhe kushtetuese ndonese shprehu garanci per nje bashkepunim te shpejte me opoziten.
Ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Ministrave Berisha iu referua raportit te Komisionit Europian ne te cilin kriteri politik ishte nje nga shkaqet e shtyrjes se statusit te vendit kandidat per Shqiperine kryeministri tha se do te bashkepunoje me opoziten por jo ne shkelje te librit themeltar te shtetit.
Ne do bejme ne cdo rast dhe cdo rrethane qe ligji te qendroje mbi qeverine qe ligji te qendroje mbi opoziten. Ne rast se qeveria shqiptare mund te imagjinoje ta shnderroje kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon kryetari i PS kjo nuk mund te ndodhe. Natyrisht duke mbetur gjithnje te hapur per bashkepunim te plote me opoziten ne menyren me te prere ne do te bejme ne cdo rast dhe ne cdo rrethane qe ligji te qendroje mbi qeverine qe ligji te qendroje mbi opoziten. E them kete sepse ne rast se qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon zoti kryetar i Partise Socialiste kjo nuk mund te ndodhe u shpreh kryeministri Berisha.
Duke ndjekur traditen e kesaj qeverie edhe kete here kryeministri pohoi se raporti do te shnderrohet ne nje program pune ndersa do te njoftohet Komisioni Europian per cdo pasaktesi qe mund te kete brenda tij.
Eumlshte ne interesin tone qe per kete proces kompleks sic eshte integrimi te shfrytezojme raportin per te nxjerre te gjithe problematiken dhe per ta trajtuar ate me seriozitetin me te madh. Eumlshte ne detyrimin tone te thellojme me tej reformat dhe perpjekjet ne te gjitha fushat. Procesi i integrimit nuk mund te jete kurre tjeter pervec se i bazuar ne meriten. Raporti eshte voluminoz. Me zotin Pierre Mirel duke i shprehur te gjitha keto konsiderata edhe ne zyre por edhe publikisht natyrisht eshte rene dakord qe pasaktesite ose verejtjet qe mund te permbaje raporti ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4-5 javeve do tia percjellim Komisionit ne menyren me te argumentuar. Komisioni Evropian eshte nje institucion me te cilin ne kemi dialog komunikim teresisht transparent por e theksoj se nuk mund te jene keto te dytat ne asnje menyre qe te marrin hapesire me te madhe se sa meritojne. Me zotin Pierre Mirel eshte rene dakord qe ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4 apo 5 javeve do ja percjellim Komisionit ne menyre me te argumentuar u shpreh kryeministri.
Kryeministri Berisha ritheksoi se qeveria ka axhenden e saj dhe e ndjek axhenden e integrimit me vendosmerine me te madhe. Dua tu them shqiptareve se midis Shqiperise ideale Shqiperise eterike dhe Shqiperise reale sigurisht ekziston ndryshim i madh. Ajo qe bejme ne eshte qe punojme cdo dite per nje persosje gjithnje e me te madhe te standardeve normave demokratike ne kete vend te ekonomise tregut dhe te indit stofit social kohezionit social te kesaj shoqerie si kushtet dhe rruga e sigurt per integrimin tha me tej Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›