Kriza politike Berisha kokeforte perballe Raportit

TIRAN - Mazhoranca nuk terhiqet nga qendrimi per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 pavaresisht kritikave te raportit te Keshillit Europian. Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjate mbledhjes se qeverise se eshte i hapur per bashkepunim me opoziten por ne asnje rast duke shkelur Kushtetuten.
Ne cdo rast dhe rrethane ligji do te qendroje mbi qeverine dhe opoziten. Ketu ne nuk mund te bejme asnje lloj kompromisi tjeter. Ne rast se qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon zoti kryetar i Partise Socialiste kjo nuk mund te ndodhe - theksoi Berisha.
Sipas kreut te qeverise mazhoranca eshte e vendosur ne cdo rrethane qe ligji te qendroje mbi qeverine dhe mbi opoziten.
Duke komentuar raportin e KE-se i cili kritikonte qeverine per performance te ulet kryeministri shprehu gatishmerine per plotesimin e kritereve qe i jane lene si detyre shtepie. Shefi i kabinetit qeveritar lajmeroi se ne ditet ne vazhdim do te kete nje tjeter komunikim me autoritetet nderkombetare lidhur me sqarimin ose pasaktesite e raportit te KE-se per vendin tone.
Raporti eshte voluminoz por eshte rene dakord qe te gjitha ceshtjet qe mund te jene te pasakta ti percillen ne menyre te argumentuar KE-se brenda nje afati 4-5 javor. KE eshte nje institucion me te cilin ne kemi dialog dhe komunikim teresisht transparent - tha ai.
Theksin me te madh kreu i qeverise e vuri te liberalizimi i vizave ku i beri thirrje qytetareve qe te respektojne kriteret e vendosura nga BE per levizjen e lire. Nderkohe dje kreu i qeverise u ka nisur nje leter 27 ministrave te BE-se per tu percjelle garancine se vendimi i heqjes se vizave do te respektohet nga pala shqiptare.
Une sot do tu nis nje leter te gjithe kryeministrave kryetareve te shteteve te zones se Shengenit ne te cilat sigurisht do te shpreh krahas mirenjohjes me te thelle edhe garancine e plote dhe totale te kesaj qeverie per dy gjera e para ai proces qe beri te mundur kete vendim do te njohe avancim dhe konsolidim te metejshem e dyta autoritet tona do te mbeten te vendosura dhe te hapura ne bashkepunimin me te ngushte ne menyre qe te parandalojne nga cdo lloj abuzimi nga cilido qe mund te mendoje te abuzoje me kete akt - u shpreh Berisha.