Pse smeritojme te hyjme ne Europe
Me dhimbje me dhimbje te thelle mundem te them se jo ne ende nuk meritojme te hyjme ne Bashkimin Europian ne nuk jemi ende te denje te behemi qytetare europiane sepse jemi shume komuniste ne thelbin tone komuniste jo si komuniste europiane por te eger e te papranueshem ne asnje rrethane. Ky eshte ndeshkim per shumicen e shqiptareve te gjalle per vitalitetin njerezor per virtytet e demonstruara si te rralla per Europen qe ka nevoje per ato virtyte shqiptare por eshte edhe ngushellim se vjen si hipoteke e te kaluares tone me shume se sa pergjegjesi e te sotmes te cilen e kaluara komuniste na e ka marre dhe na e mban ende peng.
Lajmi i trishte i ftohte i akullt i ditur e pritur prej kohesh se Shqiperia nuk do te hyje ne BE perjashto ndonje rastesi fatlume qe mund te na e celnin vete deren e BE-se per meshire apo per ndonje bamiresi bekeqe ka derdhe deshperim e zemerim te shumekush nder ne. Eumlshte e veshtire dhe e rende ta shohesh veten te lene jashte deres se enderruar ne te cilen troket me droje pafat e pa siguri te ta celin kur je ne oborrin e nje shtepie te bukur te ngrohte e te sigurte qe e lakmon prej vitesh te hysh e te rehatohesh brenda ne te.
Por jo nuk celet dera e saj per ne. Ka tre breza njerezore qe ia kemi mbyllur vetes ate dere me duart tona. Dhe jemi te denuar te rrime ende jashte ne shi diell a te ftohte. Se ne vete e kemi mbylle ate dere prej kohesh prej tre brezash. Kemi hedhe gure e balte ne catine dhe oborrin e asaj shtepie qe quhet Europe ne deren e te ciles sot jo me shume krenari trokasim te na e celin e te hyjme. Zemerimi jone derdhet pa skaj sot sepse te gjithe me pak mend mund te kujtojme thirrjet tona kolektive E duam Shqiperine si Europa kur kujtuam se u shemb komunizmi tek ne. U mjaftuam se vetem duke i thirre qiellit ashtu zoti te cilin e kishim share me liber shtepie do te na degjonte do te na falte marrezite e mekatet dhe ai do te bente punet tona. Por zoti degjon ai nuk ben.
U mjaftuam duke e thirre Europen ate kurve plake per te cilen nuk kemi lene gje pa share kemi perzgjedhur fjalet me te renda te pista te ndyra per ta share ne tre breza njerezore ne qindra kenge te folklorit tone komunist per ta bindur kete popull se ne jemi pa faj fajin per cdo gje e ka Europa ne jemi viktima dhe te behemi te lumtur ne fatin tone te zi.
Kujtuam se vetem duke shkaterruar tempuj permendore buste individe ne e permbysem dhe zhdukem komunizmin e diktaturen. Harruam me dashje e deshire te madhe te besonim qofte edhe per nje cast te vetem se diktaturen komunizmin dhe gjithe prapesite e zeza te gjysme shekullit qe synoi te zhbente qenien tone identitetin tone njerzor e kombetar nuk po i shembnim e shkulnim dot nga zemrat tona nga mendjet tona nga menyra jone e jeteses nga menyra e te sjellurit e te berit politike art letersi kulture nga menyra e te berit e te jetuarit jeten tone te perditshme.
Iku gjysme shekulli i komunizmit. Lanet thame me goje por jo me sjellje jo me menyre jetese e menyre te sjelli. Sepse sot e gjithe diten e lume vazhdojme te jemi komuniste ne sjellje mendesi menyre jetese duke harruar fatalisht se Europa vetem komunistet e komunizmin nuk e duron nuk e lejon nuk e pranon.
Perdite e pernate per me shume se pesembedhjete vjetesh qe une shoh mire ne faqe te trishta e te lyrta gazetash ne ekrane qe nuk guxojne te jene te hapura per mendjet e hapura por kane vene gardhin brenda te cilit lejohet te hyjne maksimumi 20 mentare te shterrur nga trute shumica komuniste ose te perndjekur komuniste e spiune qe flasin per 20 ceshtje secili per 20 si ekspert i te njezetave si ekspert seksi politike komunikimi demokracie komunizmi si eksperte dhish delesh aeroplanesh e ku ta di cfare tjeter vazhdohet te demonstrohet komunizmi qe eshte kembekryq ne shoqerine tone ne kete eliten tone te veteshpallur ne politiken tone ne gjithe jeten tone.
Gishti akuzues drejtohet nga qeveria vetem nga qeveria sepse mendohet sot si ne kohen e partise se punes kur individi nuk kishte asnje te drejte dhe duhej ti merrte leje partise edhe te ciftezohej dhe per cdo gje pergjigjej shteti dhe qytetari ishte thjeshte numer ne pushken e drurit. Ka shkuar marrezia jone komuniste qe miqte e mi e quajne postkomuniste deri aty sa qe edhe per paaftesine e burrave nen carcafe te thone se fajin e ka qeveria edhe per tradhtine bashkeshortore te thone se fajin e ka qeveria.
Burra kurva langaraqe qe shetisin neper partira qe krijojne partiza qe dine vetem te shajne qe nuk dine kurre te pohojne qofte edhe nje merite te kundershtarit qe shpallen disidente te hershem se i perzuri Enveri nga blloku e i futi ne burg por qe ishin pjese e nomenklatures se larte qe i shkruan letra ndjese Enverit te cilet kurre nuk paten guximin e burrerine te publikojne vete dosjet e tyre rrine e llomotisin si me antikomunistet e dheut nderkohe qe jane komuniste te pakenaqur vetem ngaqe u perjashtuan nga blloku dhe nuk kane asnje lidhje me demokracine. Te tille lango Europa i njeh mire dhe ndjen dhimbje per shqiptaret qe detyrohen ti durojne mbi kurriz ti degjojne edhe kur bejne thirrje ne ditet tona per revolucione per te rrezuar qeverine.
Europa sheh perdite se cfare bejme si bejme cfare hame si hame si vjedhim si ia hedhim vetes sone perdite si durojme mashtrimiet sa servile jemi ndaj pushtetit sa perulesisht paguajme bakshishin ndaj zyrtarit sa tirane jemi ndaj vartesit si e blejme diplomen e shkollimit si kemi guxim qe te diturit ti themi trus e ta shperfillim e ta shpallim debil. Sa guximtare jemi qe te fyejme pa piken e pergjegjesise te shpifim te jemi krejt krejt te paedukate ndaj te zgjedhurit si dime te mos besojme verdiktin e shumices. Europes i dhemb kur na sheh se kurre nuk dime te shohim trarin ne syte tone por dime te shohim therrmijen ne syte e tjetrit.
Europa sheh se si politikanet tane pellasin dhe pellitjet e burrave politikane nuk i harron dot kollaj pasi politika nuk eshte pellitje. Europa pranon konkurrim me ide me vota jo me pellitje. Nuk durohet e pranohet mashtrimi ne Europe. Sepse per mashtrim nuk ka me nevoje as vete Europa. Ajo e din mire se nuk ka asnje faj qeveria pse rrezohet autobusi dhe vdesin viktimat e pafajshme por nuk e toleron dot nje mendje europiane te degjoje te deklarohet nga ndokush se fajin e ka qeveria pse ndodhin aksidente automobilistike ne rruge nga dikush qe eshte i pire apo qe i jep makines mbi shpejtesine e lejuar ne rruge. Europa e din se nuk mund te vendoset nga nje polic roje per cdo makine pasi nje mendje njerezore thote se secili ruan bythen e vet se pari ruan familjen e vet ruan femijet e tij.
Europa e din mire sic e dine por sduan ta pranojne shqiptaret se qeveria te ofron mundesi por nuk te ruan femijet qeveria nuk ta ushqen familjen qeveria edhe pse komunistet e rinj e te vjeter shqiptare shajne perdite qeverine se nuk ruan femijet e njerezve. Europa e din mire se si vidhet ndihma ekonomike Europa e din mire se sharjet ndaj qeverise per varferine jane parulla per te mbjelle trishtim dhe mohim i hapave te shoqerise ne dy dekada. Europa do dinjitet jo kulture varferie materiale e shpirterore. Europa e din se nuk eshte e lejueshme qe te dale e te vajtoje duke share qeverine pensionisti apo pensionistja se nuk i dalin leket te ushqeje familjen kur dihet se ato qe nuk u dalin leket nuk dine te shajne kur dihet se jane te rralle ato pensioniste qe jetojne me pensione pasi ende ne Shqiperi nuk ka mberritur koha e braktisjes se prinderve prej femijeve. Por nga lakmia prinderit mohojne femijet e mundin e tyre. Europa nuk e duron dot qe pleqte tane te vazhdojne te genjejne e mbjellin kulturen e varferise me skam skam skemi kur keto pensioniste harxhojne dy e tre karta telefoni celulare. Kete vlere pra mosbraktisjen e prinderve prej femijeve e do dhe lakmon Europa por komunistet tane e thone se nuk eshte kjo vlere prezente ne shoqerine tone. Europa e din mire se nuk i mbyti qeveria fatkeqet ne liqenin e Farkes dhe nuk e toleron dot te protestohet kunder qeverise si shkaktare te kesaj fatkeqesie. Europa nuk i toleron dot grevat e urise me mercenare qe merrnin 50 apo 100 euro ne dite dhe zhdepeshin duke ngrene ushqime te zgjedhura. Se kesaj i thone te shkordhesh institucionin e shenjte te greves se urise. Europa e din mire se nuk i mori qeveria per dore femijet ne Gerdec qe te shkonin e te mbushnin kovat me barot por i moren prinderit e tyre ata njomezake me duart e tyre dhe i cuan tek pirgu i barotit. Por komunistet e vjeter e te rinj akuzojne panderprerje qeverine e cila natyrisht ka fajet e veta por nuk i vrau ajo viktimat. Europa e din mire se shqiptaret komuniste jane ende jo te duhur per te qene pjese e Europes sepse shqiptaret komuniste e kane filozofi e menyre te jetuari e vepruari thenien per inat te sime re shkoj e fle me mullixhine. Europa nuk e toleron dot qe per inat te Sali Berishes opozita te bllokoje jeten parlamentare te shtetit thjeshte se ashtu i teket liderit te opozites qe reciton nolisht per demokracine dhe shperfill vendimet e drejtesise.
Europa dhe perfaqesuesit e saj nuk e tolerojne dot sajmirizimin apo G-99-izimin e politikes shqiptare dhe i thote troc pionierit te komunizmit se jemi parlamentare europiane jemi inteligjente o bebe qe je rrite jo me qumesht por me leng te kuq nga shpelarjet e leckave te peshtira. Europa e sheh perdite se komunizmi mbin e ngjallet shpesh e shpejt nder ne dhe nuk i toleron dot betejat e thashethemeve te peshtira qe marrin edhe permasa te luftes se grave pa u merzitur fare ose te bere enkas me shperla trute e shqiptareve qe patundshmerisht i kane besuar dhe i besojne Europes si qyteterim si menyre jetese te enderruar. Europa e sheh perdite se ketu ne kete vend froni i drejtesise eshte zevendesuar nga foltoret e konferencave kineze te shtypit nga ku derdhen akuza e kunderakuza bastarde qe kurre nuk kane synim ndonje te vertete por vetem ngjalljen e neverise se njerezve te thjeshte ndaj politikes dhe qeverise pengimin e qeverise ne plotesimin e programit qe ka per mandatin e radhes.
Ata qe kane marre peng ose qe kane ne dore ta lene drejtesine te beje drejtesi ose se paku tia lene ne dere topin ketij pushteti nuk guxojne ta lene drejtesine te beje drejtesi por na tregojne perralla me mbret si pijanece neper ekrane e mbledhje e fryhen si kokoshet ne maje te grumbullit te plehut te katundit. Europa e sheh se perdite e pernate ne kete vendin tone te vogel ende vazhdon te quhet burre i zoti ai qe ndihmon rrogen dhe i vobekte ai qe nuk ndihmon rrogen. Europa e pa dhe e verifikoi gjate hollesisht deri ne qeverine franceze deri ne prekjen me dore te makinerive qe prodhojne pasaportat tona biometrike dhe kartat e identitetit se sa e peshtire vrastare absurde qellimkeqe ishte akuza e perdale e opozites se po prodhoheshin keto dokumente fallco. Per inat te qeverise e te Sali Berishes kjo opozite ose lideri i saj qe ka shuar shtamin dhe ashtin e PS-se dhe merret me pionere e perbalti rende Shqiperine dhe ua rrezikoi lirine e levizjes qytetareve shqiptare. Per inat te qeverise u artikulua se jane nje milione te papune me nentekstin se sapo te liberalizohen vizat ata do te ikin ne Europe dhe kjo nuk pranohet. Po ku jane nje milione te papunet si nuk na e tha kush. Normal qe as qeveria e ministrite perkatese nuk e sqaruan se nuk mund ti gjesh ne kete vend nje milione te papune vetem nese behemi mbi 10 milione banore.
Shkurt pa hyre ne trajtese me te gjere ne duhet te bindemi ta marrim veten me te mire se nuk jemi gati ende te hyjme ne Europe. Ndersa sa i perket liberalizimit te vizave eshte shume vone por me mire vone se kurre. Po te ishin liberalizuar vizat me kohe do te ishin gjalle shume shqiptare do te kishin mbetur peshqit e detit pa mish shqiptari korbat ne kufirin grek pa mish shqiptari. Edhe kjo mbase do te ndodhte sikur ne si popull e shoqeri komuniste nuk do ta kishim vrare veten tone me gishtin e madh ne vitin 1977. Me dhimbje me dhimbje te thelle mundem te them se jo ne ende nuk meritojme te hyjme ne Bashkimin Europian ne nuk jemi ende te denje te behemi qytetare europiane sepse jemi shume komuniste ne thelbin tone komuniste jo si komuniste europiane por te eger e te papranueshem ne asnje rrethane. Kjo eshte ndeshkim per shumicen e shqiptareve te gjalle per vitalitetin njerezor per virtytet e demonstruara si te rralla per Europen qe ka nevoje per ato virtyte shqiptare por eshte edhe ngushellim se vjen si hipoteke e te kaluares tone me shume se sa pergjegjesi e te sotmes te cilen e kaluara komuniste na e ka marre dhe na e mban ende peng.