E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë lëvizje e dyshimtë raketash nga Koreja e Veriut

TOKIO - Situata në Korenë e Veriut duket se është e qetë pasi lëshuesit e lëvizshëm të raketave nuk janë vënë në përdorim gjatë dy ditëve të fundit, sipas shërbimeve sekrete koreanojugore.

Sipas tyre, Pheniani ka dislokuar katër apo pesë lëshues raketash përballë bregdetit lindor të provincës koreanojugore Hamgyeong.

''Situata nuk ka ndryshuar, pasi nuk ka të dhëna se lëshuesit e lëvizshëm të jenë vënë në përdorim qp nga dita e enjte'', tha një burim.

Në terma të tjera kjo gjendje do të thotë që mungon dhënia e lejes nga lidershipi koreanoverior për ndonjë lëshim të mundshëm raketash.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›