9-vjeçari yll në karate, Abdullah Backa numeron 24 medalje ari (FOTO)
—-Nga Jualian Hoxhaj—-
Elbasan- Dinastia Backa në sportin e karatesë, nuk është një dinasti kineze apo japoneze, që kemi parë shpesh nëpër filmat e Hollivudit me artet marciale, por një dinasti elbasanase.
Sporti i karatesë është një sport relativish i ri në Shqipëri. Por kjo se pengon atë të jetë një sport elitar dhe me shumë talente. Talenti më i ri i karatesë, që ka bërë krenar jo vetëm trajnerin e tij personal, njëkohësisht edhe babin e tij, por edhe gjithë shqipërinë është Abdullah Backa.
Djali i vogël elbasanas një talent i madh ka më shumë trofe se sa vite jetë, plot 33 medalje personale dhe premton për të ardhmen! Abdullai ose (Abdi) siç edhe e thërrasin shkurt, është vetëm 9 vjeç dhe që prej moshës 2-vjeçare ai stërvitet rregullisht nga i ati Mirandi Backa, njëkohësisht trajner i “Sport Klub Elbasani-t” mjeshtër i “Brezit të Zi – 4 DAN”. Mirandi Backa ka qenë trajner i ekipit Kombëtar Shqiptar të Karatesë për 12 vjet rrjesht në vitet 2000-2012 si dhe kampion i shumëfishtë kombëtar dhe ndërkombëtar (1999- 1012) me 82 medalje personale; 35 Ari, 30 Argjendi dhe 17 Bronzi.
Në kampionatin botëror të karatesë, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë në datat 5-7 prill 2013, 9-të vjeçari Abdullah M. Backa u ngjit në podiumin e më të mirëve, duke renditur i 3-ti.
Abdullah Backa fitoi me meritë medalje bronzi në “Kampionatin e 4-ët Botëror të Karatesë Shotokan” në Stamboll – Turqi pas 5 ndeshjeve, në kategorinë 8 – 9 vjeç -30 kg me 42 konkurentë. Në këtë eveniment morën pjesë 2926 sportistë nga 45 shtete, të të gjitha grupmoshave (fëmijë, para të rinj, të rinj, të rritur dhe veteranë) meshkuj dhe femra. Ky Botëror zgjati 3 ditë. Abdi (siç edhe e thërrasin) ndeshjen e parë e fitoi ndaj sportistit nga Kirgistani David Kishkinov me rezultatin 3-0, të dytën ndaj azerbaxhansit Said Aliyev 5 – 0, të tretën ndaj rusit Alexander Borisenko 6-0, të katërtën ndaj rusit tjetër Vladislav Nikolaev pas barazimit me deklarim 4-1 dhe në të pestën u mund nga azerbaxhansi Rramil Baxshaliyev, i cili fitoi edhe ndaj gjeorgjanit Luka Glurjidze duke u shpallur Kampion.
Megjithëse konkurrenca ishte shumë e fortë kampioni i “Sport Klub Elbasani-t” vërtetoi se shqiptarët e ngrejnë flamurin e tyre edhe në arenat më prestigjioze ndërkombëtare.
Vetë talenti i vogël, numëron 33 medalje ku 24 prej tyre janë medalje ari, 6 medalje argjendi, dhe 3 medalje bronx.
Në një intervistë për Gazetën IDEA, Abdi shprehet shumë i kënaqur me rezultatet e arritura, teksa premton se s’do të ndalet.
Pyetja- Abdi si ndiheni për fitoren?
Abdi- Unë jam shumë i gëzuar për fitoren që kam arritur.
Pyetje- Sa vite keni që ushtroheni në sportin e Karatesë?
Abdi- Që 2 vjec unë stërvitem nga babi im.
Pyetje- Cili është synimi yt për të ardhmen?
Abdi- Unë do të vazhdoj të ushtroj këtë sport dhe dua që të shpallem kampion bote.
Pyetje- Çfarë mesazhi do t’i thuash bashkëmoshatarëve tuaj?
Abdi- Unë u bëj thirrje gjithë fëmijëve që të merren me sport, sepse ju largon nga veset.
Abdi nuk lë pa na thënë se fitoren dhe suksesin ja dedikon?! Unë falenderoj Zotin dhe këtë fitore ja dedikoj atij dhe familjes sime që më ka mbështetur.
Shprehja bëm baba të ngjaj, duket se askund tjetër nuk vërtetohet më mirë sesa në rastin e Mirandit dhe Abdullait. Edhe Mirandi Backa, trajner e baba i Abdullait, ndihet shumë i lumtur për sukseset e të birit. Gëzimi dhe emocioni e shoqërojnë atë gjatë gjithë intervistës tonë.
Pyetje- Ju jeni trajneri dhe babai i Abdit, si ndiheni pas suksesit të arritur në Turqi?
Mirandi- Natyrisht që jam shumë i gëzuar, shumë i kënaqur dhe krenar për këtë rezultat të arritur, për të mos thënë se është i pari në këtë moshë në Shqipëri. Në këtë moshë nuk kemi arritur deri më sot një rezultat të tillë. Unë po realizoj disa ëndërra, të cilat nuk i kam arritur vet, po i realizoj nëpërmjet çunit tim dhe perspektiva është që të jetë kampion bote dhe pse jo kampion olimpik.
Pyejte- Sa është numri i medaljeve të fituara nga Abdullai?
Mirandi- Abduallai ka fituar 33 medalje personale. Ndër to 24 janë medalje ari, 6 medalje Bronxi, dhe 3 medalje argjendi. Abdi është kampjon kombëtar i Shqipërisë për peshën dhe moshën e vet. Gjithashtu ai është dhe kampion mbarkombëtar, për gjithë trevat shqiptare.
Pyetje- Kush është mbështetësi dhe finacuesi juai?
Mirandi- Historikisht ekipi ynë prej dydekadash është sponsorizuar dhe financuar nga familjet e sportistëve. Këto dy vitet e fundit ekipi ynë është inkuadruar në skuadrën e klubit shumë sportësh Elbasani, por kjo vetëm për trajnerët dhe të rriturit. Ndërsa pjesëmarrja jonë në kampionatin botror në Stamboll u mbulua nga familjarët. Nëse do kishim mundësi financiare, do kishim marrë pjesë dhe me më shumë sportistë. Në gjirin tonë kemi mbi 50% të kombëtares së karatesë dhe prej 6 vjetësh jemi kampjon kombëtar me fëmijët dhe me të rritur. Kriza financiare ka bërë që të marin pjesë vetëm ata persona që gjejnë burime.
Pyetje- Kujt i kërkoni mbështetje?
Mirandi- Unë nuk i bëj thirrje vetëm institucioneve shtetërore që t’i kushtojnë rëndësi dhe interes, të mbështesin këtë sport spektakolar, por edhe bizneseve që të mbështesin financiarisht, në mënyrë që ky sport të ngrihet sa më lart. Në mënyrë që ne të nderojmë shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Pyetje- Po për sa i përket të sportistit tjetër pjesmarrës në kampionatin botëror të karatesë, si dhe të ardhmes së ekipit tuaj në sportin e karatesë ç’mund të na thoni?
Mirandi- Sportisti tjetër i “S.K.E” Xhuljan Hoxha u mund që në xhiron e parë me rezultatin 3-1 nga sportisti i Mbretërisë së Arabisë Saudite Abdulrahman Alyahya, tek 10-11 vjeçarët në kategorinë -40 kg. Abdullah M.Backa vitin e shkuar u rendit i 5-ti në Kampionatin e 3-të Botëror të Shotokanit pas 3 ndeshjeve, shpresojmë që vitin e ardhëm të shpallet Kampion Bote në këtë eveniment!
Por në familjen Backa mjeshtrat nuk janë vetëm meshkuj! Nje mjeshtre e vërtet duket se po rritet në Dinastinë Backa. Ajo është Xhejdah M. Backa 5-vjeçare, motra e Abdit, është një sportiste e talentuar e cila ka fituar vjet 2 medalje ari në “Kupën e XII-të të Karatesë- Elbasani Open 2012″ duke ndjekur kështu hapat e vëllait të saj.
9-vjeçari yll në sportin e karatesë
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 5