Asnje marreveshje per prodhuesit e makinave

Tre kompanive te medha “Ford”, “Xheneral Motors” dhe “Krajzler” u eshte dhene nje afat deri me 2 dhjetor per te dale me nje plan te perbashket shpetimi.
Kryetarja e Dhomes se Perfaqesuesve, Nensi Pelosi paralajmeroi se firmat e prodhimit te makinave nuk mund te marrin fonde publike pa patur nje plan.
Lideri i shumices demokrate ne Senat, Herri Rid tha se deri tani nuk ka nje plan qe te kaloje ne Kongres.
Me heret, senatoret demokrate, Karl Levin dhe Debi Stejbnau, nga Micigani, zemra e industrise amerikane te makinave, dhe republikanet, Kot Bond i Misurit dhe Xhorxh Voinovic i Ohajos, thane se nje marreveshje ekzistonte, por kjo nuk zgjeroi mbeshtetjen.
Drejtuesit e “Fordit”, “Krajzlerit” dhe “Xheneral Motors” kerkuan per shpetimin e tyre 25 miliarde dollare, me argumentin se rrezikojne kolapsin qe per rrjedhoje mund te nxjerre miliona amerikane te papune.