“Gazprom”, Medvedev: Ukraina te shlyeje borxhin

Presidenti rus, Dmitri Medvedev ka kerkuar nga Ukraina shlyerjen e borxhit ndaj kompanise “Gazprom”, nje shume qe llogaritet 2.4 miliarde dollare. Sipas tij, Kievi duhet te paguaje borxhin, edhe me detyrim po te jete e nevojshme.
“Duhet te merret nje vendim perfundimtar dhe t'i merret borxhi Ukraines", deklaroi Medvedev gjate nje takimi me kreun e "Gazprom"-it Aleksei Miller.
"Kievi duhet ta paguaje borxhin me deshire ose me detyrim", shtoi ai.
Nderkohe Miller tha se "eshte nje shume mjaft e madhe per cilindo shtet dhe cilendo kompani".
“Nuk shohim asnje progres ne marredheniet me palen ukrainase dhe nuk jemi te sigurt se do t'i marrim keto para”, tha kreu i gjigandit rus te gazit.