E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uordsuorth: Londra mbeshtet planin e OKB

Ambasadori britanik ne Beograd, Stiven Uordsuorth ka deklaruar se Londra zyrtare mbeshtet planin 6 pikesh per rikonfigurimin e UNMIK dhe vendosjen e misionit EULEX ne Kosove.

Ai ka shprehur besimin se se shpejti, ndoshta javen tjeter, me palen kosovare do te arrihet nje marreveshje.

“Mbeshtesim planin 6 pikesh, por deshirojme qe i tere procesi te behet me nje marreveshje te pranueshme nga te gjitha palet, ne menyre qe EULEX te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves”, ka pohuar Uordsuorth.

Ai ka shtuar se zyrtaret britanike do te inkurajojne Prishtinen qe te perkrahe planin e Ban Ki Moon, gjate vizites qe presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci do te zhvillojne ne Londer.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›