Kosova voton sot per parlamentin e ri
Ka nisur sipas parashikimeve procesi i votimit per zgjedhjet parlamentare ne Kosove. Pavaresisht temepraturave te ulta ne oren 7 te mengjesit te se dieles jane hapur qendrat e votimit ne mbare vendin. Sot zhvillohen zgjedhjet e para parlamentare qe pas shpalljes se pavaresise. Votimi ka nisur rregullisht ne disa zona si ne Prishtine kryeqendren e Kosoves ne Prizren ne Peje etj por gjithashtu edhe ne Mitrovice. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se numri i pergjithshem i votuesve kosovare kete vit eshte mbi 1.6 milion. Ata do te mund te votojne ne 746 qendra te votimit me gjithsej 2.280 vendvotime. Ne zgjedhjet e sotme marrin pjese 29 subjekte politike nga te cilat 7 i perkasin shumices shqiptare 8 jane nga radhet e komunitetit serb 4 jane subjekte boshnjake 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera. I diskutueshem mbetet zhvillimi i procesit te rregullt zgjedhor ne pjesen veriore te Kosoves ndonese KQZ-ja per kete zone ka parashikuar vendosjen e 114 ekipe te levizshme. Perfaqesuesit e serbeve te veriut jane shprehur kategorikisht kunder pjesemarrjes se komunitetit te tyre ne zgjedhjet parlamentare por megjithate zyrtaret kosovare dhe ata nderkombetare mbeten optimiste. Ne kete zone autoritetet e vendit kane parashikuar masa shtese te sigurise per te ofruar ambient te volitshem votimi. Ne zgjedhje jane mbi 32 mije vezhgues qe do te kujdesen per monitorimin e zgjedhjeve te sotme. Prej tyre mbi 26 mije u perkasin partive politike 493 organizatave nderkombetare 351 ambasadave si dhe mbi 5 mije vezhgues nga organizatat joqeveritare. Koalicioni Demokracia ne Veprim ka akredituar 5 mije monitorues te tere procesit ndersa Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve ENEMO ka konfirmuar arritjen e 182 vezhguesve nderkombetare.
Gara e sotme zhvillohet per 100 vende ne Parlament pasi 20 vende te tjera jane paraprakisht te rezervuara - 10 per komunitetin serb dhe po aq per komunitetet e tjera pakice.
Votimi i mocionit te mosbesimit te qeverise dhe rrjedhimisht shperndarja e Kuvendit me 2 nentor te ketij viti coi ne organizimin e zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentareemsp