Asnjë problematikë nga reshjet në Gjirokastër – Ekipet e mirëmbajtjes punojnë për sezonin dimëror

Reshjet e shiut të rëna 24 oret e fundit në qarkun e Gjirokastrës nuk kanë shkaktuar problematika madhore në rrugët nacionale. Sipas inxhinierit të Autoritetit Rrugor Jugor Aristotel Noni ,të gjitha akset rrugore kanë mbetur të kalueshme dhe situata është monitoruar në vazhdimësi për të siguruar qarkullim normal.
Ekipet e mirëmbajtjes gjatë kësaj përudhe janë në gatishmëri ti paraprirë sezonit dimëror ku përparësi ka edhe aksi i ri rrugorë Kardhiq Delvine. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të lagështisë së lartë në rrugë.
Gazetare: Nermin Spahiu
/RTSH/