E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjurmimi për tuberkulozin e kafshëve, 21 mijë krerë për t’u vaksinuar në të gjithë qarkun e Kukësit

Përgjegjësi i shërbimit Veterinar Bajram Peposhi bën me dije se ka nisur fushata për vaksinimin e krerëve mbi një vit ndaj sëmundjes së tuberkulozit, ku do të vaksinohen 21 mijë krerë, fushatë e cila do të zgjasë deri në dhjetor. Peposhi thotë që këtë vit specifikë është se vaksinimi do të bëhet jo vetëm në tufa por edhe tek ata që kanë pak krerë.

Vaksina e gjurmimit për tuberkulozin shërben për të identifikuar rastet me këtë sëmundje 72 orë pas vaksinimi ku jepen shenjat nëse kafsha është pozitive apo jo.

Kjo fushatë për afro katër muaj do të përfundojë në fund të dhjetorit, ku sipas specialistëve të terrenit,  pritet të përfundohen të gjithë krerët brenda kësaj periudhe.

Gazetare: Nermin Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›