E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë qindarkë për të përmbyturit në Shkodër. Topalli mahnitet si ka ndryshuar Japonia pas cunamit

Share

Emisioni Fiks Fare ka denoncuar faktin se dy vjet pas përmbytjes në Shkodër, asnjë familje nuk ka marrë dëmshpërblimin e premtuar. Qeveria kishte detyruar KESH-in që të paguante, por kompania është në gjendje të vështirë financiare dhe nuk ka mundësi që të paguajë për familjet. Shumë banorë thonë se janë detyruar që të hyjnë në borxhe për të mbjellë sërish. Ndërkohë shirat e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë sërish përmbytje, por në shkallë më të vogël. Po ashtu për fshatarët e Nënshkodrës mbetet problem se shirat e shumtë mund të dëmtojnë të mbjellat e tyre.

Ndërkohë që fshatarët e këtyre zonave po vuajnë, kryetarja e Kuvendit, deputete e qarkut të tyre, po harlisej në Japoni, duke parë se si kishte ndryshuar aq shpejt situata në zonat e prekura nga cunami i vitit të shkuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›