E Hënë, 2 Nëntor 2026

Asnjë rast i ri me HIV-AIDS në Korçë- Rritet numri i testimeve me grupet vulnerabël

Gjatë këtij viti në rajonin e Korçës nuk janë shënuar raste të reja të infektuara me HIV AIDS. Një gjë e tillë bëhet me dije nga punonjësja sociale pranë Qendrës së Testim-Këshillimit, Nertila Sterjo. Ajo thekson se gjithashtu këtë vit është rritur numri i testimeve, sidomos në grupmoshat e riskut.

“Qendra e testim këshillimit për HIV-AIDS në vijim të punës 1-vjeccare është gati për të përmbyllur vitin me rritje të numrit të testimeve. Sa më shumë të testuar aq më shumë individ për ta mbajtur Korçën me prevalencë zero. Nuk kemi raste të reja të infektuara me HIV-AIDS”, deklaroi Sterjo.

Në këtë kuadër punohet vazhdimisht në shkolla për informimin e të rinjve të cilët konsiderohen si grup vulnerabël, gjithashtu edhe me nënat shtatzëna si dhe me përdoruesit e drogave të injektueshme. Qëllimi i kryerjes së testimeve të vazhdueshme me këto grupe të popullatës është që Korça të vijojë të jetë një rajon me incidencë zero.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›